Manifestime
Vetëvendosje: “100 vjetori, rast për të protestuar dhe jo vetëm për të festuar”
"Të festojmë për tu forcuar e jo për t`u relaksuar se i kemi punët mirë", ka porositur deputeti Liburn Aliu festuesit
Vargut të manifestimeve për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar i është bashkuar të shtunën, më 24 nëntor edhe Lëvizja “Vetëvendosje”. Qendra e kësaj lëvizje në Zvicër ka tubuar në Winterthur një numër të madh bashkatdhetarësh, që kishin ardhur për të festuar dhe për të ndjekur një program solid artistik.
Manifestimin e ka hapur kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, Mujë Shala.
I pranishëm në këtë mbrëmje, deputeti i kësaj lëvizjeje në Parlamentin e Kosovës, Liburn Aliu ka paraqitur pikëpamjet e Vetëvendosjes lidhur me festën e 100 vjetorit dhe lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet tash kombi shqiptar.
“Të festojmë për tu forcuar e jo për t`u relaksuar se i kemi punët mirë”, ka porositur Aliu festuesit, i përcjellë me duartrokitje. Ai pastaj ka përkujtuar lëvizjet çlirimtare që në trojet e mbetura jashtë shtetit shqiptar, nga viti 1913 e këndej kanë ushtruar rezistencë kundër pushtimit të ri.
“Të gjitha ato lëvizje kanë pasur si synim vetëvendosjen prandaj nuk jemi ne që e kemi shpikur këtë ideal”, ka thënë veç tjerash Aliu, duke bërë një bilanc të të arriturave dhe mangësive që kanë shënuar këtë shekull shqiptar. Liburn Aliu kësaj here ka kursyer pak a shumë pushtetin në Kosovë, duke u mjaftuar me konstatime të përgjithshme mbi gjendjen jo të mirë në të gjitha trojet shqiptare.
Ai ka theksuar se 28 Nëntori nuk është vetëm ditë feste por edhe ditë proteste, pasi që bashkimi kombëtar ende nuk është arritur.
Pika e veçantë që kishte tërhequr publikun pa dallime politike të vinte në këtë tubim ishte sigurisht prania e dy aktorëve të shquar Mirush Kabashi dhe çun Lajçi, nga Tirana respektivisht nga Prishtina.
Në veçanti Mirush Kabashi me poemat e njohura të Gjergj Fishtës e të Mitrush Kutelit (“Poemi kosovar” i këtij të fundit) u prit me duartrokitje të zjarrta nga publiku.
Një program i pasur ishte përgatitur edhe nga Shoqëria Kulturore Artistike “Ilirët” e Lozanës. Orkestra folklorike e kësaj shoqërie, e drejtuar nga Ilir Bytyçi, ka shoqëruar një numër këngësh patriotike të kënduara nga Naim Shala, Afërdita e Shpejtim Krasniqi, Ajshe Bajrami etj.
Ndërsa këngëtari strugan Xhemal Murtishi është prezantuar fillimisht me këngë patriotike dhe ka vazhduar programin me këngë popullore të trevave të ndryshme duke krijuar atmosferë gazmendi në sallë.
Në manifestim kanë qenë të pranishëm edhe dy kryetarë degësh të partive kosovare në Zvicër, Zize pepshi, kryetare e degës së LDD-së dhe Agim Pajaziti, kryetar i degës së AAK-së.
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës