Kosova
Vetëvendosja nuk mendon të bëjë koalicion me AAK-në
Së fundmi, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mohuar mundësinë e një koalicioni me partinë e Ramush Haradinajt, duke i shuar kështu edhe raportimet e fundit për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.
Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti, teksa siç ka deklaruar ajo, kjo parti do të dalë fituese e vetme në zgjedhjet e tjera.
“Jo, nuk është duke u menduar një koalicion me AAK-në. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Ne besojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe të legjitimojnë institucionet dhe këtë legjitimet e dhënë qytetarët. S’ka asnjë diskutim për ndonjë koalicion as me AAK-në dhe me askënd tjetër. Në zgjedhje do të shkojmë të vetëm dhe t’i fitojmë mbi 50 për qind”, ka theksuar Nagavci.
Nga ana tjetër, AAK s’e ka përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë me partinë e Albin Kurtit.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në Rubikon ka thënë se mund të ketë koalicion paszgjedhor me VV-në.
“Nuk e thashë në asnjë rrethanë se kemi marrëveshje me Vetëvendosjen për President, por mund të kemi në të ardhmen, nuk e përjashtoj hiç. Mund të bëhemi partner me LVV-në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe marrëveshje para zgjedhjeve. Kemi dallime substanciale, por nuk jemi armiq, por kundërshtarë politikë”, ka thënë ai.
Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit së kësaj partie, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të natyrshëm një koalicionin të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe AAK-së, pas gatishmërisë së shprehur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër Papunësia në Zvicër u rrit vitin e kaluar pasi ra në një nivel shumë të ulët...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut