Kosova
Vetëvendosja falënderon diasporën për mbështetjen
“Mbështetjen do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”
Është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje siguroi edhe një ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të rreth 2 mijë votave të ardhura nga diaspora.
1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, shumica e tyre janë llogaritur për Lëvizjen Vetëvendosje.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka falënderuar qytetarët e Kosovës nga diaspora pas sigurimit të mandatit të 32-të në Kuvend të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ka thënë se diasporës “mbështetjen do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”.
“32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme. Mbështetjen do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën