Kosova

Vetëvendosja dhe LDK takohen sot, këta janë pjesëmarrësit

Sot do të vazhdojnë negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për krijimin eventual të Qeverisë së re.

Meqenëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, sot do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i VV-së, ka bërë të ditur se grupet punuese të dy partive takohen për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Thuhet se grupi i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, ndërsa nga ana e LDK-së janë tre anëtarët e Kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.