Shkurt.ch
“Vetëshërbim” në autostradë
Nga një kamion i ngarkuar me artikuj ushqimorë janë derdhur dje në autostradën A1, afër Rothristit (kantoni Solothurn) mallra ushqimore me shumicë. Kjo ofertë e padëshiruar ushqimesh mbi asfalt u ka nxjerrë telashe organeve të rendit.
Atyre u është dashur të mbyllnin njërën korsi të autostradës për kohën deri sa u pastrua rruga nga ushqimet. Dhe kjo ka zgjatur disa orë.
Një zëdhënëse e policisë së kantonit të Solothurnit ka konfirmuar për mediet pasditën e të martës se autostrada ende nuk ishte gati për qarkullim, shkruan 20minuten.ch.
Mbetet e paqartë se si ndodhi që artikujt ushqimorë të përfundonin në autostradë, por qerasja e udhëtarëve me siguri nuk ka qenë qëllimi i shoferit të kamionit.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve