Kosova

Vetëm Prishtina, 87 raste brenda 24 orëve

Duket se rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit kanë shënuar një rënie të lehtë, por jo edhe në rajonin e Prishtinës.

Raporti i fundit nga Instituti i Shëndetësisë tregon se nga 181 raste të reja sa rezultuan pozitivë, 87 janë nga Prishtina, e cila vazhdon të prijë me raste të infektimeve me Covid-19.

E dyta rezulton Prizreni me 13 rast, pasuar nga Podujeva.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 87 raste, komuna Prizren 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Han i Elezit, Klinë, Kllokot, Malishevë, Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.