Të tjera
“Vetëm një dorë e kisha jashtë arkivolit”
Një punëtor i zi akuzon dy të bardhë ta kenë detyruar të hyjë i gjallë në një arkivol. Të mërkurën ai i përshkroi gjykatës momentin kur ai mendonte se do të vdesë.
Willem Oosthuizen dhe Theo Martins Jackson, autorët e dyshuar po ndiqen penalisht për rrëmbim, sulm dhe tentim vrasje, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2016, njofton albinfo.ch. Të dy burrat u arrestuan në nëntor, pas transmetimit të një video prej njëzet sekondash, të filmuar në mënyrë të qartë nga njëri prej tyre. Kjo video shkaktoi revoltë në Afrikën e Jugut, aty shihet njëri prej të akuzuarve duke u përpjekur për të mbyllur një arkivol, në të cilën Victor Mlotshwa, një punëtor zezak, mundohet të mos hyjë.
“Njëri prej tyre thoshte se do të duhej të hedhin benzinë në arkivol. Unë vetëm dua të them se ishte e vështirë për mua, unë isha aq i frikësuar sa që dridhesha duke qarë”, kujton me lot në sy para gjykatës Victor Mlotshwa në Middelburg (Lindje). “U ndjeva sikur donin të më vrisnin, unë iu luta atyre. Kisha vetëm një dorë jashtë arkivolit, kjo është e gjitha”, shtoi ai, me lot në sy, përshkruan gazeta “News24”, raporton albinfo.ch.
Hija e aparteidit
Victor Mlotshwa siguron se ai thjesht ishte duke shkuar në Middelburg, ndërsa u bie trup fushave për të shkuar në pazar për nënën e tij, kur Victor sulmohet.
“U përpoqa të largohem, pa thënë asgjë, kur dy burrat zbritën nga makina e tyre dhe filluan të më rrihnin”, tregon Victor. Të hënën, dy të akuzuarit nuk pranuan fajin dhe thanë se ata vetëm donin ta frikësonin viktimën që, sipas tyre, e kishin kapur duke vjedhur.
Gjyqi me këtë rast ka marrë një kah politik në Afrikë të Jugut, e cila është larg shërimit të plagëve të aparteidit, regjim racist i shfuqizuar në vitin 1994. Shumë veta, përkrahës të shumicës dhe opozitës, janë mbledhur jashtë dhe brenda gjykatës gjatë dëgjimeve për të mbështetur viktimën dhe për të denoncuar krimet e urrejtjes. Njëzet e tre vjet pas përfundimit të aparteidit, tensionet racore mbeten të larta në Afrikën e Jugut, ku pabarazia mes shumicës të zezë dhe pakicës të bardhë ende është e madhe. Rastet e racizmit nuk janë të rralla, veçanërisht në zonat rurale.
Un Blanc tente d’enfermer un jeune noir vivant… par rewmi99
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?