Uncategorized

Vetëm në Gjykatën e Apelit kanë mbetur pa u zgjidhur edhe 12 mijë lëndë

“Lëndë të pakryera në këtë Gjykatë janë 12 mijë e 606 lëndë. Gjersa kemi filluar vitin 2017 me 11 266 lëndë, gjersa, në vitin 2017 kemi pranuar edhe 13 mijë 173, që në total kemi 24 mijë lëndë”, tha kryetari i Gjykatës Supreme

Nëpër sirtarët e Gjykatave të Kosovës vazhdojnë të mbesin mijëra lëndë të pazgjidhura nga gjykatësit vendor. Vetëm në Gjykata e Apelit gjatë vitit 2017 kanë mbetur pa u shqyrtuar edhe 12 mijë e 606 lëndë. Kështu deklaroi kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në prezantimin e punës së Gjykatës për vitin që po shkon

“Lëndë të pakryera, kanë mbetur në këtë Gjykatë 12 mijë e 606 lëndë. Gjersa kemi filluar vitin 2017 me 11 266 lëndë, gjersa, në vitin 2017 kemi pranuar edhe 13 mijë 173 lëndë, shifra më e madhe që nga themelimi i Gjykatës. Në total i bie që kemi pasur në punë 24 mijë e 439 lëndë”, deklaroi ai.

Apeli gjatë këtij viti, sipas tij, ka arritur që t’i zgjidhë rreth 1200 lëndë më shumë sesa vitin e kaluar, me numër të gjyqtarëve të njëjtë sikurse vitin 2016.

Kreu i Gjykatës së Apelit, tha se kjo shifër e lëndëve mund të zvogëlohet vetëm me rritjen e numrit të gjyqtarëve.

Kërkesën për këtë tha se kanë bërë në KGJK, e cila është pranuar që të marrim edhe 15 gjyqtarë. Ai tha se me punësimin e këtyre gjyqtarëve dhe punëtorëve profesional do t’i zvogëlojnë numrin e lëndëve, madje ky është objektiv për vitin 2018.