Kosova

Vetëm në ditët e para të gushtit janë procesuar mbi 104 mijë mërgimtarë dhe 660 fluturime

Rritje e madhe e udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, në krahasim me vitin 2019

Sot, situata në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është më e qetë krahasuar me ditët tjera, ku edhe pati incidente si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me këtë, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha se arsyeja e turmave është fluksi i madh i mërgimtarëve dhe kërkesat e shteteve tjera që të jenë në aeroport tri orë më herët  në mbrojtje nga pandemia dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.

“Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2019 në muajin korrik shohim një rritje të madhe, ndërsa nga muaji janar-korrik kemi kaluar shifrën mbi 1 milion udhëtarë”.

“Nga java e parë e gushtit kemi procesuar mbi 104 mijë udhëtarë dhe diku 660 fluturime ardhje-vajtje, kemi një valë më të madhe, sepse rekreacionet ku ata jetojnë kanë kërkuar të vinë tri orë më herët për shkak të dokumenteve të kërkuara”, tha Gara.