Jeta në Zvicër

Vetëm ky politikan zviceran e di se “kush mund të jetë zviceran” !

Përfaqësuesja zvicerane është një "trup pothujase tepër multikulturore ballkanike pothuajse pa elemente nacionale", ka shkruar Roger Köppel në "Weltwoche". Kjo po kundërmon në erë të rëndë racizmi.

Roger Köppel është zgjedhur këshilltar nacional nga radhët e SVP. Në Parlament, ai duhet tu përmbahet rregullave që zbatohen atje. Në “Weltwoche”-n e tij, Köppel, botues dhe kryeredaktor, mund të bëjë çfarë të dojë. Pra, gjithashtu edhe të përcaktojë se çfarë është e drejtë në politikë dhe çfarë nuk është, shkruan “Tagesanzeiger”, përcjell Albinfo.ch.
Kur Këshilli federal zviceran përpiqet të bëjë një shumicë votash të suksesshme, ai proteston për një “shkejle kushtetuese” apo edhe për një “grushtshteti”. Prioriteti kombëtar, një kompromis i negociuar me mundim, ka shumë qoshe, grepa dhe kurthe. Köppel është parimisht gjithnjë në kundërshtim.
Në editorialin e botimit të tij të fundit, ai ka gjetur një terren të ri për të ilustruar zhgënjimin e tij: Futbollin, më saktë, Përfaqësuesen zvicerane. Ai i cili i përket asaj, duhet të ketë një pasaportë zvicerane. Pra ai është zviceran. Për Koppel, ekipi kombëtar është një “trupë veteranësh të dëshmuar i legjionarëve të huaj me theks të veçantë nga Ballkani, të pasuruar me ndonjë afrikan të zviceranizuar”. Në skuadrën e përbërë prej 23 lojtarëve, i vetmi që bukën e fiton në Zvicër, është Michael Lang. Sipas tij, kjo ishte “moszbatimi i vazhdueshëm i prioritetit kombëtar në futboll”.
Trajneri Petkoviç si duket ka vendosur për një Zvicër me “trupën e tij shumëkulturore ballkanike pothuajse pa të huaj”. Futbolli nuk është vetëm para, por edhe “ndjenjë, identifikim, atdhe”.
Teksti aktual i thjeshtë nga editorialet e tij tregon përdorimin e përhershëm të termave “të huaj” dhe “kombëtar”: Në ekipin kombëtar luajnë vetëm zezakë dhe jugosllavë, por jo  zvicerane të vërtetë. Askush nuk ka lindur dhe është rritur këtu.
Se sa Zvicër qëndron në këtë ekip zviceran, kjo pyetje është e ndaluar, shkruan Köppel – një frazë retorike, sepse ai ka kohë që i është përgjigjur kësaj pyetje. Pothuajse asgjë. Sepse për Köppel vlen: Kush është zviceran, unë përcaktoj! Për Köppelin nuk kanë shumë rëbndësi ligjet, origjina, e jo pasaporta.
Me deklratat e tij, ai është duke shkuar gjurmëve të Le Pen apo Gauland. Kjo kufizohet me racizmin. Një Natipërfaqësuese “e plogësht”, të cilën nuk do ta kishte dëshiruar as edhe “Weltwoche”. Sepse më nuk ngel asgjë për tu festuar.