Lajme
Vetëm këtë javë 22 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirus
Që nga fillimi i pandemisë e deri në sot në Kosovë kanë humbur jetën 3,037 qytetarë. Vetëm në javën e parë të këtij muaji, 22 qytetarë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.
Në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga MSH-ja u regjistruan katër raste të vdekjes. Dy nga viktimat ishin nga komuna e Prizrenit, një nga Mitrovica dhe një nga Graçanica.
Mosha e viktimave ishte një nga 60-69 vjeç, dhe tre të tjerët nga mosha 70-79 vjeç.
Duhet theksuar se në janar numri i qytetarëve që humbën jetën ishte 23. Në javën e parë të muajit shkurt deri më sot kur po raportojmë, janë konfirmuar gjithashtu edhe 11 mijë 290 raste të reja pozitive.
Kurse në muajin janar në total kishim 44 mijë e 030 raste të reja.
Kujtojmë se të premten Qeveria e Kosovës ka bërë lehtësimin e masave anti-COVID, pavarësisht numrit të lartë të rasteve të reja që po regjistrohen brenda dite.
Me masat e reja kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
Po ashtu hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johnson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.
Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit. Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.
Më poshtë keni të dhënat e COVID-19 për javën e parë të shkurtit:
01 shkurt 2022: 2.033 raste pozitive dhe 6 raste të vdekjes
02 shkurt 2022: 2,590 raste pozitive dhe 6 raste të vdekjes
03 shkurt 2022: 2,110 raste pozitive dhe 5 raste të vdekjes
04 shkurt 2022: 1,853 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes
05 shkurt 2022: 2,704 raste pozitive dhe 4 raste të vdekjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje