Fun
Vetëm Ibra ka një “Porshe” në gjithë Suedinë
Derisa futbollistët më të mirë në botë përgatiten për Kupën e Botës në Brazil, Zlatan Ibrahimovic po kënaqet me modelin e fundit "Porsche", në vlerë 620 mijë €
Krejtësisht e zezë, “918 Spider” është i veçantë jo vetëm për shkak të ngjyrës dhe çmimit, por edhe për faktin se në tërë botën janë prodhuar vetëm 918 automjete të tilla luksoze. Ibra tani është i vetmi në Suedi që e posedon një të tillë.
Edhe pse duket jashtëzakonisht e shtrenjtë, megjithatë është shumë pak për Ibrahimoviçin, nagse ai fiton 15 milionë € në vit, që do të thotë se për këtë “Porsche” ka për të punuar më shumë se një muaj.
Nuk është sekret që super yjet e futbollit i kanë në qejf makinat e shtrenjta. Kështu që Zlatan në koleksionin e veturave të tij ka pasur “Ferrari Enzo”, “Lamborghini Galjardo”, “Audi S8” dhe “Maserati Grand Turismo”.
Edhe futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës kanë treguar se dinë të harxhojnë sa u përket veturave luksoze.
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka janë parë me makina superluksoze në grumbullimin e ‘helvetikëve’ para Kampionatit Botëror në Brazil.
Behrami shkoi me makinën e tij Ferrari 458 Italia, Graniti me Audo R8, teksa edhe Xherdani ishte me Audi, të cilën e fitoi nga klubi i tij, Bayern Munich, falë marrëveshjes me këtë kompani automobilash.
Veturat më të shtrenjta të futbollistëve:
1. Cristiano Ronaldo ka “Bugatti Veyron” 900 mijë euro;
2. Zlatan Ibrahimovic ka “Porsche 918 Spider” 620 mijë euro;
3. El Hadji Diouf ka “Mercedes McLaren” 520 mijë euro;
4. David Beckham ka një “Rolls Royce” 432 mijë euro;
5. Obafemi Martins ka një “Lamborghini” 310 mijë euro.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave