Integrimi
“Vetëm frika nga dënimi shtyn të huajt të respektojnë rregullat”
Kryetarja e komunës, Bartholdi thotë se vetëm pasi «t`u djeg xhepi» prindërit e marrin seriozisht kërkesën që fëmijët e tyre të flasin gjermanisht
Rasti i komunës Egerkingen të Kantonit Solothurn, e cila me vendim zyrtar të marrë nga Asambleja Komunale ua ndaloi nxënësve me prejardhje të huaj të flasin në gjuhët e tyre në oborr të shkollës, ka kaluar suazat e një lajmi lokal. Të gjitha mediet e Zvicrës i kanë bërë jehonë atij dhe me këtë rast është ndezur një debat i gjallë, pro et contra.
Ditë më parë edhe eksponenti i njohur i SVP/UDC-së, Walter Obmann (që është po nga kantoni Solothurn dhe që njihet si «baba» i iniciativës kundër minareve) duke u ndërlidhur me këtë rast, ka kërkuar që njësoj të veprohet në gjithë Zvicrë, në nivel nacional.
Por shumë pjesëmarrës në debat e konsiderojnë absurde një masë të tillë, transmeton albinfo.ch. Disa, edhe nga pozitat e ekspertëve juridikë, kanë theksuar se një gjë e tillë është e pazbatueshme dhe e palejueshme. Bëhet fjalë këtu sidomos për masën ndëshkuese, e cila shkon deri në një gjobë prej 550 frangash për ata që bëjne “shkelje” duke folur në gjuhën e tyre amtare në oborrin shkollor
Nga ky aspekt, edhe vetë kryetarja e komunës dhe iniciatorja Johanna Bartholdi kishte shprehur dilemat e saj, duke thënë se ky vendim mund të jetë diku në «zonën gri» të ligjit.
Këtë dilemë e ka përforcuar dhe më shumë ajo pas takimit që ka pasur me përgjegjësit e arsimit dhe ata të shkollës ku gjithçka ka filluar.
Sipas gazetës «Oltner Tagblatt» punonjësit e arsimit kanë kundërshtuar një qasje të tillë dhe kanë shprehur dilemat rreth zbatueshmërisë së vendimit. Nga mbledhja me arsimtarët, edhe vetë kryetarja ka dalë duke bërë një hap të vogël mbrapa nga pretendimi i saj i parë.
“Ndoshta duhet menduar që dënimi për shkelësit të mos jetë kursi i gjuhës gjermane (që duhet ta paguajnë prindërit e nxënësve që kapen duke folur në gjuhë tjera) por një kurs i mënyrës së sjelljes”, ka thënë Bartholdi për mediet.
Sidoqoftë, Bartholdi vazhdon të jete e mendimit se dënimi me para është mënyra më e mirë për të arritur diçka në këtë drejtim. Në kuptimin se vetëm pasi «t`u djeg xhepi» prindërit e marrin seriozisht kërkesën që fëmijët e tyre të flasin gjermanisht.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë