Kosova

Vetëm 29 kosovarë kërkojnë azil në Austri

Sa u takon kombësive numrin më të madh e përbënin sirianët 1829, ndjekur nga afganët 1062. Sa u takon kosovarëve ky numër është tepër i vogël në vetëm 26 persona, përcjell albinfo.ch.

Numri i azilkërkimeve në Austri sa vjen e zvogëlohet. Sipas ministrisë së brendshme në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kërkuar azil 7098 persona, shifra më e ulët nga 2011. Në vitin paraprak kjo shifër ishte 12.673, ndërsa në 2015 bile 28.311, shkruan “Die Welt”.

Sa u takon kombësive numrin më të madh e përbënin sirianët 1829, ndjekur nga afganët 1062. Sa u takon kosovarëve ky numër është tepër i vogël në vetëm 26 persona.

Kosova është vend me origjinë të sigurt, andaj qytetarët e saj nuk kanë gjasa për fitimin e azilit në perëndim.