Lajme

Zvicër: Vetëm 280 të infektuar në 24 orë, mbi 1100 të vdekur deri më tani

Për krahasim: Dy javë më parë kishte deri në rreth 1.000 raste të reja në ditë, ndërsa në 3-4 ditët e fundit shifra kishte rënë në mes të 400 dhe 700

Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit kanë regjistruar deri më tani 25.580 raste me covid 19 të konfirmuara nga laboratori.  BAG po ashtu njofton se vetëm 280 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit.

Për krahasim: Dy javë më parë kishte deri në rreth 1.000 raste të reja në ditë, ndërsa në 3-4 ditët e fundit shifra kishte rënë në mes të 400 dhe 700 .

Ndërkohë, numri i vdekjeve nga koronavirusi gjatë ditëve të festës së Pasjhkëve ka tejkaluar 1000-shin: ai është rritur në të paktën 1118 deri të hënën e pashkës (sot), transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një analizë e bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA, sipas të dhënave në dispozicion në faqet e internetit të kantoneve.

Worldometers.info jep tashmë numrin prej 1129 të vdekurve dhe 12700 të shëruarve

Agjensia aktualizon të dhënat dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje. Sipas kësaj llogaritje, Obwalden dhe Appenzell Innerrhoden janë kantonet e vetme pa fatalitete.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nga ana tjetër ka raportuar 885 raste të vdekjeve. Ajo u është referuar raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit për raportim, përcjell albinfo.ch. Prandaj, numri mund të devijojë varësisht nga shifrat që kanë raportuar kantonet.

Sipas BAG, mbi 196,000 njerëz janë testuar deri tani për koronavirusin. Testi ka rezultuar pozitiv në 15 për qind të rasteve.