Bota

Vetëm 16 shtete zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, në rajon vetëm Maqedonia

Marrëveshja klimaterike e Parisit, e cila si synim kishte zvogëlimin e emetimeve të gazrave të dëmshëm në natyrë, nuk zbatohet nga shumica e shteteve. Sipas të dhënave të deritanishme, vetëm 16 shtete e kanë zbatuar reduktimin e gazrav, shkruan në raportin e London School of Economics, njofton albinfo.ch.

157 shtete nuk e zbatojnë Marrëveshjen e Parisit, ndërsa këto emetojnë 95 përqind të gazrave botëror. 58 shtete kanë kryer plane udhëzuese politike për reduktimin e gazrave, kurse vetëm 16 shtete e kanë zbatuar këtë marrëveshje, ku sipas studimit janë këto shtete: Algjeria, Etiopia, Kosta Rika, Guatemala, Indonezia, Japonia, Maqedonia, Malejzia, Mali i Zi, Norvegjia, Papua-Guinea e Re, Peruja, Samoa, Singapuri dhe Tongoja.

Marrëveshja klimaterike kishte si qëllim zvogëlimin e ngrohjes globale nga 2,7 deri 3,7 gradë. Por shumë shtete të mëdha nuk e zbatojnë këtë, ku edhe presidenti Donald Trump është shprehur hapur kundër kësaj marrëveshjeje. Nga 2 deri 14 dhjetor në Katovic të Polonisë do mbahet konferenca e radhës e klimës në kuadër të Kombeve të Bashkuara.