Lajme
124 raste aktive me Covid-19 në Shqipëri
Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll, me shumë pak raste të reja të infektuarish dhe pa viktima.
Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 124 raste aktive me koronavirus. Shkodra vijon të ketë numrin më të lartë të rasteve, me 42 të infektuar aktivë,e ndjekur nga Tirana me 35 dhe Durrësi me 12.
Një prej qarqeve më të mëdha në vend, Vlora, nuk ka asnjë rast aktiv, ndërsa Fieri regjistron vetëm 1. Situata është shumë pozitive edhe në Kukës dhe Korçë, me përkatësisht vetëm nga 2 raste aktive me covid.
Dibra ka 3 raste, Gjirokastra 4, Elbasani 5, ndërsa Lezha 8 raste aktive. Në Berat, sipas të dhënave zyrtare, janë 10 raste aktive më covid, ndërsa në Durrës 12 raste.
Situata në spitale
Edhe situata në spitalet covid paraqitet pozitive. Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Vijnë 50 mijë vaksina
Në aeroporti “Nënë Tereza” kanë mbërritur mbrëmë 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Me mbërritjen e kësaj sasie është kaluar mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.
Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











