Lajme
Vetëm 1 rast gripi “normal” këtë vit në Austri
"Megjithëse ka pasur infeksione të ngjashme me gripin, përveç një rasti, nuk ka pasur “raste reale të gripit dhe kështu nuk ka vdekje nga gripi”
Austria ka pasur vetëm një rast gripi deri më tani në tre muajt e parë të vitit 2021. Për shkak të bartjes së maskave, respektimit të distancës dhe masave të higjienës kundër pandemisë së koronavirusit, vala e gripit “normal” tani mungon plotësisht, raporton “Oe24″.
Që nga fillimi i masave mbrojtëse të koronës, ka pasur kudo në botë një trend në rënie të gripit sezonal, transmeton albinfo.ch. Por në Austri ky trend është kaq i qartë sa që lajmi nga ky vend e thotë qartë: Këtë vit ka pasur vetëm një rast gripi deri më tani”.
Ministri i Shëndetësisë i Austrisë Rudolf Anschober duke folur rreth kësaj thotë: “Masat mbrojtëse Covid nga maska deri në mbajtjen e distancë minimale dhe higjiena nuk kanë zvogëluar masivisht vetëm ekspozimin ndaj Covid-19”, transmeton albinfo.ch
Megjithëse ka pasur infeksione të ngjashme me gripin, përveç një rasti, nuk ka pasur “raste reale të gripit dhe kështu nuk ka vdekje nga gripi”, është shprehur Anschober.
Ky është gjithsei lajm i mirë, sepse sipas portalit, 1,373 njerëz kanë vdekur nga virusi i gripit “normal” në periudhën 2018 – 2019 dhe gjithsej 834 në atë 2019 – 2020.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik