Tematike
Vetëm 1 në 5000 të vaksinuar mund të infektohet
Kjo mund të shihet nga shifrat e hollësishme për në disa nga shtetet e SHBA-së. Në disa të tjera, rreziku në raportin 1: 10,000
Vetëm rreth një në pesë mijë njerëz janë infektuar pavarësisht se ishin vaksinuar dy herë, tregojnë të dhënat e reja nga SHBA.
Siç shkruan “New York Times”, kjo mund të shihet nga shifrat e hollësishme për shtetet amerikane të Utah, Virginia dhe King County me qytetin e Seattle, transmeton albinfo.ch.
Në rajonet që janë më pak të prekura nga Corona, rreziku madje bie edhe më shumë kështu që atje ky raport është rreth 1: 10,000.
“Lidhur me atë se sa të larta janë rreziqet për njerëzit e vaksinuar shpesh nuk është komunikuar në mënyrë të saktë”, thotë Dr. Ashish Jha nga Universiteti Brown.
Jo më larg se në korrik CDC kishte njoftuar se të vaksinuarit që kishin variantin Delta kanë pothuajse të njëjtën ngarkesë virale në mukozën e hundës dhe në fyt sikur ata që nuk janë vaksinuar, përcjell albinfo.ch. Ky është një nga shembujt që ndonëse janë të vërtetë, çojnë në përfundime të gabuara.
Sepse: Pavarësisht se sa e lartë është ngarkesa virale në hundë, mënyra si kanë reaguar njerëzit ndaj virusit, është shumë e ndryshme. Njerëzit e vaksinuar mund të luftonin virusin, ndërsa njerëzit e pavaksinuar nuk mundën – dhe kryesisht para se të infektonin të tjerët ose të sëmureshin.
BAG gjithashtu ka numëruar rastet e infeksioneve përkundër vaksinimit që nga fillimi i gushtit.
Që nga 2 shtatori, janë bërë të njohura 1,362 raste për njerëzit që janë infektuar me virus pavarësisht se ishin vaksinuar dy herë. Numri i “dështimeve” të vaksinimit ishte i vogël dhe ishte i pritshëm, sipas BAG – pavarësisht “numrit të madh të rasteve të pa raportuara”.
Numrat kanë konfirmuar efektivitetin e dëshmuar të studimeve kryesore të dy vaksinave, të cilat premtonin efektivitetin prej 94 deri 95 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës