Bota
Vështirësohet qasja në shtypin ndërkombëtar
«Nuk ka qasje» thuhet aktualisht për lexuesit evropian të «Los Angeles Times» dhe të «Chicago Tribune» – Mediat amerikane i kanë bllokuar përdoruesit me IP-adresë në BE, duke iu referuar Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tek «Washington Post» lexuesit papritmas duhet të pranojnë përdorimin e Cookies dhe Tracking, tek «Time-Magazine» transferin e të dhënave në SHBA dhe përdorimin e të dhënave për reklamë personalizuese.
Faqe të tjera lokale për lajme, përdoruesve nga BE ua kanë bllokuar tërësisht qasjen, deri në një të ardhme të pacaktuar, përcjell albinfo.ch.
Absurditetet më të bukura i ka grumbulluar magazina për kompjuterë «Heise»: Një e-mail për 497 përfitues të dukshëm me mundësi që ata të hiqen nga baza e të dhënave përkatëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Një ministri gjermane, e cila tani kërkon një formë të nënshkruar në qoftë se dëshironi të qëndroni në listën e shpërndarjes së shtypit.
Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave rregullon përpunimin e të dhënave personale nga kompanitë, shoqatat ose autoritetet më me rreptësi se më parë. Kjo gjithashtu mund të ndikojë në kompanitë zvicerane – nëse mallrat ose shërbimet e tyre janë të destinuara për një person në BE.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik