Shkurt.ch
Vështirësohet natyralizimi i të huajve në Bazel
Ndryshimet në procedurën e natyralizimit kanë ardhur si rezultat i iniciativës SVP-së kantonale për gjuhën
Në kantonin e Bazelit (Basel-Stadt) janë ashpërsuar kriteret për natyralizimin e të huajve. Ata që dëshirojnë të marrin pasaportën zvicerane tash e tutje duhet të tregojnë njohuri më të mira të gjuhës gjermane. Por ndyshimet e reja parashohin edhe një lehtësim: shkurtohet koha pas të cilës të huajt kanë të drejtë të kërkojnë shtetësinë.
Autoriteti për natyralizimin e të huajve ka përpiluar një test të vetin në të cilin kërkohet njohja e gjermanishtes në një nivel të caktuar evropian reference. Testi do të zgjasë një orë, me ç`rast i huaji duhet të kalojë me sukses 60 për qind të vëllimit, me shkrim dhe me gojë.
Kurset e gjuhës duhet të ndiqen te ofertuesit privatë ndërsa paraqitje në provimin për shtetësi mund të përsëritet në mënyrë të pakufizuar.
Këto ndryshime në procedurën e natyralizimit kanë ardhur si rezultat i pranimit të kundërpropozimit për iniciativën e SVP-së kantonale për gjuhën.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar