Shkurt.ch

Vështirësohet kalimi ilegal i kufirit

Që nga mesi i muajit korrik, Lihtenshtajni është ndërlidhur me të dhënat e kërkimit policor të sistemit informativ të Schengenit, (SIS) duke fituar qasje në të dhënat e 35 milionë personave dhe personave në kërkim.

Në këtë bazë të dhënash policore gjenden 50.000 persona të zhdukur, 700.000 persona me ndalesë për hyrje apo qëndrim, si dhe 31.000 persona të kërkuar për vuajtjen e dënimit. Vetëm pas një kohe të shkurtër, u arritën edhe rezultatet e para.

Dy persona me ndalesë qëndrimi në territorin e Schengenit, dy të tjerë të kërkuar nga Lihtenshtajni u ndaluan në Zvicër dhe Hungari.

SIS-i gjithashtu mund të shfrytëzohet në të ardhmen për të dënuar turistët kriminelë dhe për t`ua ndaluar atyre hyrjen në territorin e Schengenit, shkruan në artikullin e saj e përditshmja e Lihtenshtajnit „Volksblatt“.