Kosova
Veseli premton rritje të buxhetit për shëndetësinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK, nga ku edhe kanë premtuar rritje të buxhetit për shëndetësi.
Rritja e buxhetit, sipas Veselit, do të bëhet për të plotësuar nevojat, si në sektorin e barnave, ashtu edhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe të ofrimit të shërbimeve të tjera.
Ai tha se kjo do të bëhet në mënyrë që të evitohet maksimalisht nevoja e qytetarëve për të kërkuar ndihmë mjekësore jashtë kufijve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u zotua për të eliminuar defektet që e kanë përcjellë shëndetësinë vite me radhë dhe njëkohësisht për të ndërmarrë hapa që përmirësojnë dukshëm kushtet në këtë sektor.
E-Diaspora
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë BBC i ka kushtuar një artikull trafikut të kokainës dhe operacionet e saj nga Mafia shqiptare,...
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel