Kosova
Vërshime e shembje rrugësh në Kosovë dhe Shqipëri
Në shumë rajone të Kosovës ka edhe mungesë uji të pijshëm si pasojë e reshjeve të shumta
Vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut kanë paralizuar pothuajse të gjitha rrugët e Kosovës dhe disa nga ato të Shqipërisë.
Kosovë
Ministria e Infrastrukturës ka dalë me njoftim lidhur me gjendjen e rrugëve. Ata kanë njoftuar për të gjitha segmentet rrugore që janë bllokuar.
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se në rrugën Prishtinë-Pejë, N9 te “Kroni i Mbretit” është bllokuar rruga për shkak të ujërave, mirëpo është intervenuar dhe është zhbllokuar nga kompanitë mirëmbajtjes dhe policia është në vend ngjarje.
Në regjionin e Gjilanit 2, rruga R 124 drejtimi Kamenicë-Strezovc është e bllokuar për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet e ujit.
Në pjesën dalëse te auto-udhës R7 (Ibrahim Rugova), në Mazgit që e lidhet me rrugën nacionale N2 kemi plasaritje (deformim) të rrugës, është sinjalizuar ajo pjesë e rrugës dhe po kujdeset kompania e mirëmbajtjes që komunikacioni të lehtësohet.
Në pjesën Gjilani 1, gjendja e rrugëve është e mirë, ka pasur të reshura të shiut, dhe si pasojë dhe ka pasur erodime të gurëve, është intervenuar në largimin e tyre në të gjitha drejtimet. Ka vështirësi gjatë qarkullimit të automjeteve, por me kujdes të shtuar mund të kalohet.
Ne pjesën Ferizaji 1, rruga Brezovicë – Sharr ka dy pengesa të cilat është intervenuar nga ekipet e mirëmbajtjes. Punimet që janë zhvilluar dhe vazhdojnë në vendosjen e disa gypave për ndërtimin e një hidrocentrali përgjatë kësaj rruge, në këtë viti (2020), kanë bërë që të ngushtohet trupi i rrugës, parkingjet që kanë qenë janë dëmtuar, mirëpo rruga është e kalueshme me kujdes të shtuar.
Si pasojë e këtyre dy problemeve të lartshënuara, intervenimi është bërë shumë i vështirë pothuajse i pamundur, problem tjetër është mungesa e parkingjeve dhe si pasoje e kësaj automjetet parkohen në rrugë duke na e bërë të pamundur në disa raste depërtimin e kompanive në atë pjesë.
Në pjesën Gjilani 2, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut (Rr.Shpashnice e Epërme -Desivojcë, kilometri 55-60), por që është intervenuar.
Në regjionin Peja 1, ka pasur reshje të borës, po ashtu ka edhe reshje të shiut me akull. Vazhdimisht është bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borë në rrugën N2 Prishtinë-QMI, afër rreth rrotullimit në QMI ka grumbullim të ujit në shtresa qarkulluese si pasoj e nivelimit te pronave përreth rrugës. Ne me ekipet tona ne asistim me Policinë e Kosovës, si masë preventive kemi bërë mbylljen e qarkullimit në këtë segment rrugor nga rreth rrotullimi mbi hekurudhë deri në rreth rrotullim të QMI-së. Po ashtu kemi bërë hapjen e një kanali nëpër prona private në mënyrë që të vijë deri te largimi i ujit nga shtresat qarkulluese po largimi i ujit po vazhdon me një intensitet të vogël pasi që ka grumbullim të ujit edhe në pronat rreth rrugës.
Është bërë largimi i materialit të eroduar nga shtresat qarkulluese në rrugët: Veterrnik-Llabjan, Shtime-Carraleve, Prishtinë-Mutivodë dhe Komoran-Carralevë.
Në rrugën Ferizaj-Gjilan, konkretisht në Sojevë, ka vërshime shkaku i të reshurave, mirëpo kompania e mirëmbajtjes dhe Policia e Kosovës po kujdesen që t’i orientojnë shoferët në rrugë alternative.
Ministria e Infrastrukturës lut të gjithë qytetarët që të jenë të vëmendshëm dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes. Reshjet e shiut kanë bërë që të ketë vërshime në shumë rrugë, por po punohet që qarkullimi të jetë normal. Ministria e Infrastrukturës do t’iu mbajë të informuar për çdo ndryshim.
Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dhënë shifra zyrtare lidhur me dëmet nga mot i keq që ditët e fundit ka prekur të gjithë territorin e vendit. Por lajmi i mirë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes është se jugu dhe rajoni qendror i Shqipërisë paraqesin një situatë drejt normalizimit, teksa edhe Lezha në veri të vendit ka një përmirësim të dukshëm. Ndërsa qarku i Shkodrës është në monitorim të vazhdueshëm ku ka aktualisht gjithsej 4 mijë e 80 hektarë të përmbytura dhe asnjë familje të evakuuar. Në Pukë ka 3 banesa të pabanueshme. Ndërkaq, aksi rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Në Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, teksa janë evakuuar 28 familje. 2 mijë e 850 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë në gjithë qarkun e Lezhës. Nga ana tjetër, prej rrëshqitjes së dherave 6 banesa janë të pabanueshme në Lezhë e 2 në Mirditë.
“Forcat e Armatosura(FA) të Republikës Shqipërisë po mundësojnë lëvizjen e banorëve me mjete lundruese dhe mjete të larta. Gjithashtu FA po transporton pakot ushqimore nga Rezervat e Shtetit, drejt zonave të prekura. Të gjitha hidrovoret në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës funksionojnë me kapacitet të plotë. Në Shkodër nuk ka asnjë familje të evakuuar, ndërkohë që janë përmbytur 4080 ha tokë. Si pasojë e rrëshqitjeve të tokës 3 banesa janë bërë të pabanueshme në bashkinë Pukë. Aksi rrugor rural Bogë-Qafë Thore është i bllokuar, i pakalueshëm, ka rreth 1m borë. Rruga e fshatit Dardhë, bashkia Fushë Arrëz është shembur rreth 60-70 metra (që më dt. 31.12.2020) duke e bërë rrugën të pakalueshme. Në qarkun Lezhë lumi Drin është ulur 70 cm nga kuota kritike, ndërkohë që janë evakuuar 28 familje. 2850 ha tokë në këtë qark është nën ujë.
Nga rrëshqitjet e tokës 6 banesa janë bërë të pabanueshme në Lezhë dhe 2 të tjera në Mirditë. Rruga Gallat-Minjollë në Milot dhe rruga pranë lumit Drojë janë të bllokuara.600 pako ushqimore janë shpërndarë në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Në qarkun Durrës janë evakuuar 8 familje, ndërkohë që 20 banesa janë përmbytur dhe ka prezencë uji. Sipërfaqe nën unë janë 520 ha. 300 pako ushqimore janë shpërndarë në këtë qark në Durrës, Krujë dhe Shijak. Në Pukë, problem mbetet aksi nacional Kryqëzim Hadroj-Gjegjan – Mirditë, ku ka shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash, ndërsa rruga është nën juriduksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Si pasojë e rrëshqitjeve akset rrugore rurale të pakalueshme janë akset, Mardhnaq-Meqe, Buhot- Kabash, Gjegjan- Sherraj. Nga reshjet e dendura, edhe niveli Shkumbinit është rritur ndjeshëm, ndërsa ai ka dalë nga shtrati në fshatin Mirake. Nga ky lumë janë të rrezikuar disa biznese.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Pogradec, Toc të Poshtëm, Moglicë, Maliq dhe Pustec, ku lumenjtë Devoll dhe Dunavec kanë prurje të mëdha.Në qarkun e Korçës shumë zona kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa më problematike mbeten disa zona të Ersekës, Vithkuqit dhe Lekasit. Nga ana tjetër, në Dibër më shumë se 13 fshatra janë bllokuar tërësisht prej 3 ditësh në Njësitë Administrative Zall Dardhë dhe Reç, pasi përrenjtë dhe lumenjtë atje kanë dalë nga shtratet. Në Kukës, Has e Tropojë, reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë zona, kryesisht rurale. Të dielën në Tropojë ka 15 cm dëborë, në Has 10 centimetër, Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura në Shkodër dhe Lezhë për të koordinuar nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Shqipërisë. Intensiteti i shirave dhe situata e krijuar ka nxjerrë në terren edhe krerët e politikës në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka qenë në Lezhë e Shkoder për të monitoruar situatën me përmbytjet. I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili bëri një pasqyrim të situatës në vend, ku më problematike është lagjja Varosh. Rama shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar familjet që u janë dëmtuar banesat ndërkohë që shtoi se edhe pse niveli i reshjeve ka qenë tepër i lartë, dëmet nga përmbytjet janë shumë të vogla falë ndërhyrjeve të bëra në infrastrukturën kulluese, duke e krahasuar me përmbytjet e 2010 .
“Sikur të mos kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evakuuara, siç ndodhi në atë përmbytjen e 2010-s. Mbrëmë pas gjitha të dhënave, fola dhe me drejtorin e KESH-it, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjeve, jo ne, po as Gjermania apo Parisi nuk ka çfarë bën”, deklaroi Edi ramë në Lezhë.
Fshati Obot, në Shkodër, i njohur historikisht si zona më kritike në kohë reshjesh intensive për shkak të pozicionit nën kuotë, nuk u ka shpëtuar as këtë vit problematikave për shkak të reshjeve. Me gjithë fluksin e lartë të reshjeve, që ende vazhdojnë, sidoqoftë është siguruar qarkullimi me mjetet e ushtrisë dhe furnizimi i banesave me ndihmë ushqimore. Dy situata krejtësisht të ndryshme evidentoi Kryeministri Edi Rama, gjatë ndalesës në Obot, ku risolli në kujtesë përmbytjen shkatërrimtare në vitin 2010. Në informacionin e paraqitur nga ekspertët për situatën aktuale, gjendja përshkruhet e qëndrueshme dhe e menaxhueshme në aspektet kryesore. Kryeministri Rama ritheksoi se krejt ndryshe nga përmbytja e janarit 2010, kur me më pak reshje sesa e këtij viti u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz, sot, situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, informoi se “100% e kërkesave për pako ushqimore e ndihma janë plotësuar. Është shumë pozitiv mirëmenaxhimi i Kaskadës, sepse sot që po flasim nga ky mirëmenaxhim, Fierza punon me porta të mbyllura dhe ka akoma rezervë që ta kalojmë këtë periudhë reshjesh intensive pa hapur portat e Fierzës. Vau i Dejës ka shkarkime normale, rreth 700 metër kub për sekondë. Ky mirëmenaxhim na ka bërë që të mos kemi skenarë si ai i vitit 2010”. Edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha, është ndalur në Shkodër për t’u njohur me situatën. Pasi u njoh me dëmet Basha e vlerësoi situatën të rëndë, duke kërkuar marrjen e masave nga ana e shtetit, duke filluar që nga transparenca e asaj çfarë po ndodh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor