Lajme
Vërshime në Kosovë, shumë komuna përmbyten
Gjendja e rëndë nga përmbytjet raportohet në Malishevë, Suharekë, Rahovec, Kamenicë, Lipjan, Shtime, Drenas e Prizren, e madje dhe në një pjesë të kryeqytetit. Ka shumë dëme, por jo edhe viktima
Reshjet e pandërprera të shiut dhe shkrirja e borës ka ndikuar që një pjesë e madhe e Republikës së Kosovës të përfshihet nga vërshimet. Situata më emergjente paraqitet në rajonin e Malishevës, ku disa rrugë janë bllokuar për shkak të përmbytjeve, ndërsa është kërkuar angazhim emergjent për evakuimin e nxënësve nga shkolla e qytetit.
Gjendja e rëndë nga përmbytjet raportohet edhe në Suharekë, Rahovec, Kamenicë, Lipjan, Shtime, Drenas e Prizren, e madje dhe në një pjesë të kryeqytetit. Ndërsa edhe lumenjtë që rrjedhin nëpër Kosovë paraqesin rrezik për dalje nga shtati. Më së keqi është Drini në pjesën e Gjakovës dhe Prizrenit, por edhe Morava e Binçës.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa menjëherë ka kontaktuar dikasteret kompetente, në veçanti ministrat e Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të Punëve të Brendshme, si dhe ka mobilizuar Qendrën e Situatave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe institucionet tjera përkatëse.
Mustafa ka kërkuar nga bartësit e këtyre mekanizmave, që në koordinim me autoritetet lokale në komunat e prekura, të ndërmarrin të gjitha masat dhe të mobilizohen të gjitha kapacitetet për të tejkaluar këtë situatë si dhe për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, në të gjitha rajonet e vendit, të cilat janë të rrezikuara nga përmbytjet apo pasojat tjera eventuale të reshjeve atmosferike.
Komuna e Malishevës, njofton se gjendja nga vërshimet në territorin e kësaj komune vetëm sa po rëndohet, duke u shoqëruar me dëme të mëdha, por fatbardhësisht pa viktima në njerëz.
“Pothuajse të gjitha hyrje në Malishevë janë bllokuar nga vërshimet, pas daljes nga shtrati të lumit Mirusha. Përveç qytetit, pothuajse në çdo fshat ka vërshime, por më problematike janë vendbanimet që shtrihen përreth lumit Mirusha, ku edhe ka shtëpi të bllokuara nga uji, si në Banjë, Mirushë, Temeqinë, Kërvasari”, thuhet në njoftim.
Në Banjë të Malishevës thuhet se uji ka dëmtuar edhe xhaminë e fshatit, pasi që niveli i ujit ka hyrë brenda në faltore. Ndërsa rrugë kryesore që lidhë Malishevën me Kijevën, por edhe me Duhlën dhe Suharekën, është bllokuar për qarkullim.
Reshjet e fundit në Kosovë, kanë përfshirë edhe Komunën e Drenasit ku janë vërshuar kryesisht zonat përreth lumit Drenica, përkatësisht fshatrat, Komoran, Zabel i Ulët, Korroticë e Ulët, Shtrubullovë, Kizhnarekë dhe fshatra të tjera, njofton kumtesa komunale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?