Bota
Vërshime katastrofike në Indi, 800 mijë të zhvendosur
Autoritetet në Indi kanë deklaruar se rreth 800,000 njerëz janë zhvendosur dhe më shumë se 350 kanë vdekur në vërshimet më të mëdha të shekullit në Indinë veriore.
Të paktën dy trenë me 1.5 milionë litra ujë janë dërguar në zonë për t’u ofruar ndihmë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Ajo çfarë na duhet tani është ujë në shishe, që është e lehtë të transportohet dhe të dërgohet në vendet më të izoluara ku ende ka njerëz të bllokuar”, deklaruan autoritetet.
Autoritetet e konsiderojnë vërshimin më katastrofik me reshje shumë të mëdha që shkaktoi dëme dhe rriti numrin e viktimave.
Mijëra shpëtimtarë po vazhdojnë përpjekjet për të rënë në kontakt me personat e izoluar duke u ndihmuar me gjëra elementare. Autoritetet deklaruan se moti është përmirësuar dukshëm dhe se pritet që nga e hëna të shpëtohen edhe 10,000 persona që kanë mbetur të bllokuar.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit