Kosova
Veriu i Kosovës ‘lirohet’ nga shtrenjtimi i rrymës
Banorët e veriut të Mitrovicës ka vite që nuk paguajnë energji, andaj edhe vendimi i fundit për shtrenjtim të tarifave të energjisë nuk do të ndihet fare në atë pjesë të Kosovës
“Nuk e di nëse ia vlen të diskutohet fare”, thotë Ymer Fejzullahu, nga i cili u kërkua të komentojë faktin se veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, nuk paguan rrymën e shpenzuar tash e dy dekada.
Fejzullahu është kryetar i Bordit Drejtues të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës dhe aktualisht është në pozitën e atij që shpjegon arsyet se përse çmimi i energjisë elektrike është duke u rritur gjithandej, përveç në katër komunat në veri të Lumit Ibër.
“Ky është problem politik tash e njëzet vjet dhe Zyra e Rregullatorit për Energji nuk mund ta zgjidhë. Ne do të donim që ky proces të zgjidhej sot, por kjo çështje është diskutuar prej vitesh në nivel të dialogut [për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi] në Bruksel dhe shpresojmë që të zgjidhet së shpejti”, thotë Fejzullahu, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, zgjidhja nuk duket në horizont. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për Energjetikën në vitin 2013 dhe ajo ende sot nuk zbatohet.
Marrëveshja për Energjinë
Në mes të janarit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një letër nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në të cilën ky i fundit ka përmendur çështjen e energjetikës dhe ka shfaqur shpresën se ajo do të zgjidhet shpejt.
“Është në interesin e Kosovës që të zgjidhen këto çështje dhe të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Blinken.
Si është dashur të zgjidhet problemi?
Kosova, muajve të fundit, është duke u përballur me një krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit në nivel botëror. Dhe, duke pasur parasysh se nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike, Kosova detyrohet të importojë me çmime më të shtrenjta.
Si pasojë e kësaj, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj.
Kompania “Elektrosever”, e cila, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet t’i dërgojë dhe t’i mbledhë faturat për qytetarët në veri – ku shumica janë të nacionalitetit serb – nuk ka marrë ende vendim, transmeton Rel.
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE), në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thotë se licenca është kërkuar në fund të dhjetorit, 2020, por ende nuk është miratuar, sepse “duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen [e Brukselit] dhe konkluzionet”, gjë që, sipas ZRRE-së, nuk është arritur deri më tani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës