E-Diaspora

Verërat “Ibrahim Rugova” në tregun zviceran

Verërat që quhen “President Rugova” në emër të ish presidentit Rugova, tashmë është verë që mund të gjendet në tregun zviceran, në Cyrih dhe në disa prej qyteteve kryesore te Zvicrës, raporton televizioni publik i Kosovës.

Ideatori i kësaj vere është Lulzim Maliqi, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Maliqi ka treguar pse e ka ndërmarrë një hap të tillë, duke mos e harruar ish-presidentin Ibrahim Rugova, por edhe të prezantojnë atë në tregun zviceran.

Tashmë verën mund ta provojnë shqiptarët në Zvicër, por edhe zviceranët.