Jeta në Zvicër

Verë në vjeshtë, rekord temperatura të nxehta në Zvicër

Vazhdojnë temperaturat jashtëzakonisht të larta në vjeshtë në Zvicër. Të shtunën është raportuar për rekord temperaturash të larta. Në Chur termometri u ngjit në 27.2 gradë celsius.

Kurrë nuk kishte qenë aq e nxehtë që nga fillimi i matjes në vitin 1959 në Chur, siç njofton MeteoNews në një njoftim për media, shkruan albinfo.ch.

Të premten ishte 26.8 gradë, një ditë vere në kryeqytetin e kantonit të Graubündenit. Edhe në Scuol, pothuajse 1300 metra mbi nivelin e detit, ishte raportuar për 23 gradë.

Gjithashtu një ditë vere ishte në Basel-Binningen (25.1 gradë), Delsberg (25 gradë) dhe Illanz (25 gradë). Temperaturat e tilla të ngrohta në Bazel janë në këtë kohë të vitit pothuajse të mundshme vetëm me erën jugperëndimore. Kjo është edhe më e habitshme, pasi ka një mot të dobët me erë.

Moti i ngrohtë vazhdon edhe të dielën. Vetëm në Zvicrën Perëndimore do të paraqiten disa re të dendura. Në Zvicrën Veriperëndimore janë të mundshme 23 deri 24 gradë, si dhe në Valais. Në luginat alpine mund të ngjiten temperaturat deri në 27 gradë.