Muzikë
Verë magjike në Gjilan: Mikpritje për diasporën, me kulturë dhe art
Këtë verë, Gjilani, si një nga qytetet me diasporën më të madhe, po përgatitet për një stinë magjike të ngrohtë dhe mikpritëse
Gjilani, i shtrirë në pjesën lindore të Kosovës, konsiderohet qyteti i fundit (në lindje) i Republikës së Kosovës, por jo i fundit me shqiptarë, ngase kufiri me Serbinë e ndan atë me tri komunat e tjera me shqiptarë që jetojnë në Serbi, por që janë të lidhura historikisht dhe kulturalisht me Kosovën. Këtë verë, Gjilani, si një nga qytetet me diasporën më të madhe, po përgatitet për një stinë magjike të ngrohtë dhe mikpritëse, jo vetëm për diasporën e tij, por edhe atë të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.
Nën patronazhin e kryetarit Alban Hyseni, qyteti ka përgatitur një festë të jashtëzakonshme që do të bëjë bashkë zemrat e atyre që jetojnë larg me ata që qëndrojnë në vendlindje. Përmes një serie aktivitetesh kulturore dhe shoqërore, nga 25 korriku deri më 3 gusht 2024, Gjilani synon të krijojë kujtime të paharrueshme dhe të forcojë lidhjet e pandashme mes komunitetit lokal dhe diasporës. Me moton: ejani dhe përjetoni magjinë e këtij qyteti, ngjarjet që do të festojnë trashëgiminë e pasur dhe kontributet e diasporës duke ofruar mundësi për shkëmbim kulturor dhe ndërtim të komunitetit.
Programi do të fillojë më 25 korrik në Galerinë e Arteve të qytetit, në orën 19:00, me ekspozitën e përbashkët. Ekspozita do të prezantojë veprat e artistëve nga diaspora, duke ofruar mundësinë për vizitorët që të shijojnë krijimtarinë artistike të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit. Synimi i ekspozitës është të promovojë artin dhe kulturën, si dhe të ndihmojë në forcimin e lidhjeve mes artistëve lokalë dhe atyre të diasporës.
25 korrik 2024: Ekspozitë e arteve
- Vendndodhja: Galeria e Arteve të qytetit
- Koha: Ora 19:00
Në 27 korrik adhuruesit e garave të motoçikletave do të kenë një ditë të rezervuar të veçantë në Parkingun e tregut të gjelbër, ku do të zhvillohet Koncerti i motoristëve. Gjilani ka organizuar këtë koncert unik për të gjithë të pasionuarit e motorëve. Ngjarja do të sjellë motoristë nga zona të ndryshme, duke krijuar një atmosferë përplot energji dhe gjallëri. Përveç muzikës, do të ketë edhe aktivitete të ndryshme që lidhen me kulturën e motoristëve.
27 korrik 2024: Koncerti i motoristëve
- Vendndodhja: Parkingu i tregut të gjelbër
Një ditë me vonë, më 28 korrik, festa për adhuruesit e muzikës folklorike do të zhvillohet me një festival folklorik, i cili do të sjellë ansamble nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe diasporën dhe Anamoravën. Ansamblet do të performojnë në qendër të qytetit, duke sjellë ritme dhe valle tradicionale nga kultura të ndryshme. Qëllimi i këtij festivali është të promovojë trashëgiminë kulturore dhe të ofrojë një përvojë të pasur për të gjithë pjesëmarrësit.
28 korrik 2024: Në Karadak krisin tupanat
- Vendndodhja: Sheshi “Agim Ramadani”, qendra e qytetit
Më 29 korrik, Tregu i gjelbër do të jetë në qendër të komunitetit të Gjilanit, ku do të organizohet një koncert i madh nga Komuna e Gjilanit për të nderuar diasporën. Kjo do të jetë një mbrëmje e paharrueshme me performancën e disa prej artistëve më të njohur shqiptarë, si Naser Berisha, grupi TNT, dhe të tjerë. Eventi do të sjellë një muzikë të larmishme dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat.
29 korrik 2024: Koncerti i Komunës së Gjilanit
- Vendndodhja: Tregu i gjelbër
- Koha: Ora 19:00
- Performuesit: Naser Berisha, grupi TNT, dhe grupe të tjera muzikore
30 korriku është rezervuar për platformat mediale nga Zvicra, Albinfo.ch dhe Albpoint, të cilat do të organizojnë një ngjarje speciale për bashkatdhetarët e Gjilanit dhe gjithë Kosovës. Ky event synon të bashkojë për një ditë të paktën bashkatdhetarët e Gjilanit dhe të gjithë Kosovës në një aktivitet inovativ që përfshin aktivitete verore për të gjitha brezat: takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire dhe aktivitete të tjera.
30 korrik 2024: Neja e Diasporës
- Vendndodhja: Resorti turistik “Vali Ranch”, Përlepnicë, Gjilan
- Koha: Ora 11:00 – 24:00
Të fala nga Gjilani, vjen këtë viti nga Kalaja e Pogragjës dhe synohet që përmes këtij aktiviteti të veçantë të nderohet diaspora e kësaj komune, e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e qytetit. Në këtë aktivitet do të paraqiten performanca dhe aktivitete kulturore në një ambient historik dhe të veçantë.
31 korrik 2024: “Të fala nga Gjilani”
- Vendndodhja: Poshtë Kalasë së Pogragjës
Dita e fëmijëve këtë vit zhvendoset më 1 gusht, me ç`rast Komuna e Gjilanit ka vendosur që sheshi kryesor i qytetit të jetë i rezervuar për fëmijët, ata që vijnë nga diaspora, por edhe për gjilanasit e vegjël. Kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete argëtuese dhe edukative. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojëra, punëtori kreative dhe aktivitete të tjera që synojnë të promovojnë ndërveprimin dhe argëtimin.
1 gusht 2024: Aktivitete për fëmijët e diasporës
- Vendndodhja: Sheshi i Gjilanit
Një festival dyditor që përmban aktivitete të ndryshme për të gjithë pjesëmarrësit. Festivali do të ofrojë muzikë, aktivitete sportive dhe argëtuese, si dhe mundësi për të shijuar ushqimet tradicionale dhe të kulturave të ndryshme.
2-3 gusht 2024: Festivali Angros
- Vendndodhja: Pishina Delfini në Bresalc
Ky program i larmishëm ka për qëllim të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse për të gjithë pjesëtarët e diasporës që vizitojnë Gjilanin gjatë kësaj periudhe. Përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Gjilanit synon të nxisë ndjenjën e përkatësisë dhe të promovojë kulturën dhe traditat e pasura të këtij rajoni.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë Zgjatja e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe ngritja e kapacitetit të ndriçimit,...
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih nderon veteranët e luftës
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Trenat zviceranë do të furnizohen tërësisht me energji elektrike të rinovueshme Nga 1 janari, të gjithë trenat në Zvicër do të furnizohen me energji elektrike nga burime...
-
Qeveria zvicerane mund t’i mbajë të dhënat tuaja në dosje pasi të merrni një avion
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror