Bota
Verë e nxehtë në Evropë
Vera ka filluar në Evropë këtë fundjavë me temperature të larta në Britaninë e Madhe, Francë, Portugali dhe Spanjë, temperatura që kanë shkuar deri në 30 gradë celsius para një rënieje të pritshme javën e ardhshme.
Sipas Acuweather, valët e të nxehtit mund të jenë një trend këtë verë në Evropë.
Temperatura që do të arrijnë 40 gradët celsius do të regjistrohen në Francë, Spanjë dhe Portugali. Meteo France ndërkohë shkruan se Evropa dhe Franca do të përjetojnë temperature më të ngrohta këtë verë për shkak të sistemeve të presionit të lartë.
Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës ka lëshuar paralajmërime për temperature të larta në pjesë të Andaluzisë, gjatë fundjavës, transmeton TCH.
Valët e të nxehtit dhe moti i thatë në Evropë mund të vendosë disa vende në rrezik zjarresh me Portugalinë veriore, Spanjën dhe Alpet, më të rrezikuarat, përcjell albinfo.ch.
Veçanërisht Portugalia dhe Spanja mund të shohin valë të nxehti që zgjasin me ditë të tëra, me temperature mbi 43 gradë celsius.
Instituti i ndryshimeve klimaterike në Universitetin e Mainzit ndërkohë ka parashikuar temperatura në rreth 20 gradë celsius në Evropë për këtë javë që sapo ka filluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër