Kinema
“Vera andrron detin” fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Wiesbaden
Ky bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ka marrë çmimin "Goldene Lilie" (Zambaku i artë), me vlerën monetare prej 10.000 eurosh
Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka shënuar fundin e një jave plot ngjarje dhe të pasur me emocione, në festivalin e filmit “goEast”, në Wiesbaden, transmeton albinfo.ch
Pas shtatë ditësh të përmbushura me art filmik, realitet virtual, diskutime të shumta, ligjërata dhe ekspozita, pas shfaqjes së 87 filmave u zgjodhën filmat fitues dhe u ndanë çmime në total prej 30.500 eurosh, shkruan sensor-wiesbaden.de.
Filmi “Vera andrron detin” bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka marrë çmimin “Goldene Lilie” (Zambaku i artë), që shoqërohet edhe me vlerë monetare prej 10.000 eurosh. Ky film nën regjinë e Kaltrina Krasniqit, em skenar te Doruntina Bashës dhe me producent Shkumbin Istrefin, është fitues i edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit të Evropës Qendrore dhe Lindore, në Wiesbaden.
Në rolet kryesore: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Sylaj, Astrit Kabashi, Refet Abazi, Arona Zyberi.
Subjekti i këtij filmi me pak fjalë: Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit të saj, Vera duhet të përballet me strukturat shoqërore patriarkale dhe të luftojë për të drejtat e saj themelore. Juria ndërkombëtare, e kryesuar nga Jasna Gjuriçiq, ka arsyetuar vendimin e saj si më poshtë: “Zambaku i Artë për filmin më të mirë shkon tek një film për luftën e një gruaje kundër një bote primitive mashkullore dhe një maskuliniteti të degraduar që fatkeqësisht ende është në fuqi”.
Festivali ka rrjedhur nën atmosferën e agresionit rus mbi Ukrainën. Filmi i Ukrainës ka qenë në fokus të festivalit ndërsa tre filma rusë që duhej të mernin pjesë, janë anuluar për shkak se ishin të financuar nga strukturat shtetërore, përcjell albinfo.ch. Disa filma të tjerë rusë megjithatë janë shfaqur, pasi ishin realizuar pa mbështetje të shtetit, shkruan sensor-wiesbaden.de.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës