Integrimi
Veprimtari e larmishme dhe mbresëlënëse nga ABSM, Basel
Me një veprimtari të pasur kulturore u shënua përmbyllja e kurseve 2022-2023 të ABSM, Basel, që bashkoi shqiptarë, zviceranë, ukrainas dhe kultura të tjera të botës
Më 29 qershor 2023, në restorantin “L’ESPRIT” në Gundeli të Bazelit u zhvillua nga ABSM festa vjetore për pjesëmarrësit e kurseve dhe për fëmijët e grupit të lojërave. Në këtë ceremoni festive morën pjesë më shumë se 150 të ftuar nga e gjithë bota, përfshirë pjesëmarrës të kursit, miq të shoqatës, përfaqësues politikë, punonjës të kulturës dhe punonjës nga stafi i ABSM, thuhet në një njoftim për media, të dërguar nga ABSM.
Besim Pajaziti, në emër të bordit të ABSM u uroi mirëseardhjen mysafirëve. Më pas, z. Thomas Kessler, ish i deleguar për integrim dhe udhëheqës i departamentit të zhvillimit urban të kantonit Baselit, foli për historinë e integrimit në Basel dhe hapat e nevojshëm të politikës integruese për të ardhmen, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, z. Kessler bëri një vështrim retrospektiv dhe pasqyrim konçiz të bashkëpunimit shumëvjeçar me ABSM. Ai vuri në dukje se ABSM ka pasur dhe shprehur gjithmonë synimin human dhe angazhimin konkret e të vazhdueshëm për të lehtësuar integrimin e migrantëve, fillimisht e për disa vite nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e në vitet e mëvonshëm edhe nga vende të tjera të botës.
Veprimtaria vazhdoi me një koncert muzikor të larmishëm e që u ndoq me interes dhe emocione nga gjithë të pranishmit. Së pari, Olivia Tsymbaliuk (vokal, bandura) interpretoi me mjeshtri dhe këndshëm dy këngë tradicionale ukrainase, shoqëruar nga Tetyana Mykhalynyuk (në piano).
Në vijim të ftuarit mundën të shijojnë një performancë të mrekullueshme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga Elina Duni, një këngëtare dhe muzikante shqiptaro-zvicerane, e vlerësuar me çmime, e cila është bërë prej vitesh e njohur për këngët xhaz, pop dhe tradicionale nga Shqipëria, Kosova, Zvicra dhe nga vende të tjera. Ajo interpretoi me cilësi të spikatur pjesët, duke emocionuar të pranishmit dhe duke u duartrokitur prej tyre, transmeton albinfoch. Si një performancë speciale, ajo këndoi një këngë në italisht për mysafirët ukrainas, e cila trajton temën e braktisjes së vendlindjes për shkak të luftës.
Kulmi i këtij koncerti dhe i emocioneve tek të pranishmit u arrit me programin e korit ukrainas Perespiv (udhëhequr nga drejtoresha artistike Zoryana Mazko), i cili bashkon këngëtarë nga ky vend që jetojnë në të gjithë Zvicrën. Këngët e këtij kori me imazh dhe famë të gjërë, edhe përtej Ukrainës, emocionoi së tepërmi jo vetëm ukrainasit, por edhe shqiptarët, zviceranët dhe të gjithë të pranishmit e shumë kulturave të tjera që ishin të pranishëm.
Ky kor interpretoi mjeshtrisht këngë popullore dhe klasike ukrainase nga epoka të ndryshme, arriti të bëjë për vete dhe të përcjellë emocione të fuqishme tek publiku shumëkombësh. Programi i këtij kori të famshëm ndihmon për kultivimin dhe përhapjen e këngëve ukrainase si dhe të përcjellë tek spektarët dhe dëgjuesit e tyre mesazhin e paqes, të bashkëjetesës paqësore mes popujve.
Pas programit të këtij koncerti të larmishëm dhe emocionues, kjo veprimtari festive, me të vërtetë mbresëlënëse për të gjithë, u mbyll me një koktejl me produkte shqiptare, verë dhe produkte nga Kosova, duke veçuar flinë (simbol i diellit) si dhe me takime e biseda miqësore mes pjesëmarrësve të ftuar dhe me fotografi të shumta mes tyre, thuhet në fund të njoftimit nga Ekipi ABSM.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve