Lajme
‘Venitet’ optimizmi per rikthimin e punëve të humbura
Pothuajse gjysma e amerikanëve, familjet e të cilëve pësuan një pushim pune gjatë pandemisë së koronavirusit tani besojnë se ato vende pune janë të humbura përgjithmonë, tregon një sondazhi.
Në prill, 78% e familjeve me humbje pune menduan se kjo do të ishte e përkohshme. Tani, 47% mendojnë se punëm e kanë humbur përfundimisht, sipas sondazhit të fundit nga Qendra e Studimeve Publike të Associated Press-NORC.
Kjo nënkupton që afro 10 milion punëtorë që do të duhet të gjejnë një punëdhënës të ri, nëse jo një profesion të ri.
Ndërsa, në SHBA shumë studentë do të fillojnë vitin shkollor në internet, duke e bërë më të vështirë për prindërit të bëjnë punë jashtë shtëpive të tyre.
“Sinqerisht, në këtë pikë, nuk do të ketë punë për t’u rikthyer”, tha Tonica Daley, 35 vjeç, e cila jeton në Riverside, California, dhe ka katër fëmijë nga 3 deri në 18 vjeç.
Daley u tërhoq nga puna e saj si menaxhere në J.C Penney, e cila kishte paraqitur shenja falimentimi.
Rimëkëmbja e ekonomisë ka treguar shenja të ngecjes, numri i punëtorëve të pushuar që kërkojnë përfitime nga papunësia u rrit javën e kaluar për herë të parë që nga marsi, ndërsa numri i infeksioneve u rrit në 4 milion, shkruan “AP”, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










