Lajme
Venecia do të vendosë një tarifë hyrje për turistët
Me qëllim reduktimin e numrit të turistëve, Venecia do të vendosë një tarifë hyrëse për të parë qytetin.
Sipas raporteve të mediave lokale, nga 1 janari 2023 udhëtarëve që planifikojnë të vizitojnë Venecian do t’u kërkohet të bëjnë një rezervim paraprakisht dhe të paguajnë një tarifë, raporton SchengenVisaInfo.com.
Biletat do të variojnë nga 3,25 dollarë në 10,85 dollarë, ndërsa çmimi do të varet nga koha e vitit. Turistët që nuk mbajnë një biletë të vlefshme me vete do të kthehen në hyrje të qytetit nga autoritetet.
Pavarësisht se biletat nuk do të kërkohen deri në vitin e ardhshëm, ato do të jenë të disponueshme për turistët online duke filluar nga qershori i vitit 2022.
Autoritetet në Itali shpalosën plane të tilla përpara shpërthimit të COVID-19 për të reduktuar numrin e turistëve. Bazuar në shifrat e dhëna më parë nga autoritetet në Itali, rreth 80 mijë njerëz vizitojnë qytetin çdo ditë.
Gjithashtu, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s po merrte në konsideratë mundësinë e shtimit të Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë së rrezikuar.
Për shkak të numrit të madh të vizitorëve që hynin çdo ditë në qytet, autoritetet në Venecia ndaluan anijet e mëdha të lundrimit në territor.
Përveç kësaj, qyteti gjithashtu planifikon të instalojë kamera për të monitoruar lëvizjen e njerëzve dhe gjithashtu mbylljen e qendrave historike.
Sipas autoriteteve në këtë qytet, vetëm në pesë vjetët e fundit nga ky qytet janë larguar mbi 15 mijë banorë.
“Venecia është një qytet i vogël dhe shumë delikat. Prandaj, numri i vizitorëve duhet të jetë në përputhje me madhësinë e Venecias. Nëse nuk ka vend, nuk do të hyni dot”, theksoi kryebashkiaku i qytetit./Euronews
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra