Lajme
“2G” mund të jetë masa e ardhshme në Zvicër, sipas ministres Keller-Sutter
Nga ana tjetër, vaksinimi i detyrueshëm, për shembull për njerëzit mbi 65 vjeç, sipas saj, "as që është në rend dite"
Zgjerimi i detyrimit për certifikatën 2G, që domethënë pranimi vetëm për të vaksinuarit dhe të shëruarit nga Covid-19, do të ishte “masa e radhës e mundshme” kundër koronavirusit. Kështu mendon Ministrja Federale e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, transmeton albinfo.ch
Nga ana tjetër, vaksinimi i detyrueshëm sipas saj, “as që është në rend dite”.
Disa javë më parë ajo nuk mund tüe kishte menduar se opsioni me 2G do të fitonte shumicën, ka pranuar Keller-Sutter të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Rundschau Talk” në televizionin SRF.
Por pandemia po na mëson se njeriu “nuk duhet të bëjë në fakt asnjë gjykim”, pasi situata po ndryshon shumë shpejt, ka shtuar ajo.
Vaksinimi i detyrueshëm – për shembull për njerëzit mbi 65 vjeç , sipas ministres nuk është fare për diskutim, transmeton albinfo.ch. “Veprimi i shtetit duhet të jetë proporcional”, thotë ajo.
Por “me siguri” do të ketë një diskutim rreth zgjerimit të detyrimit për maska dhe rregullit 2G.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë po ashtu se mund të diskutohen edhe masa të tjera si mësimi në distancë në universitete. Këshilli Federal po monitoron situatën, nuk do të ketë vendim të menjëhershëm.
Para se të shtrëngoheshin masat, do të dëgjohen kantonet, e ka bërë të qartë ajo.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati