Lajme

Vendos Gjykata Supreme: Emri i Trumpit nuk hiqet nga fleta e votimit

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara vendosi që emri i Donald Trumpit nuk mund të hiqet nga fleta e votimit për garën presidenciale të muajit nëntor, duke rrëzuar kështu vendimin e marrë më parë nga shteti i Kolorados për ta përjashtuar ish-presidentin.

Kolorados vendosi të hiqte emrin e Trumpit duke u bazuar te një klauzolë ligjore që përjashtonte personat e përfshirë në kryengritja ndaj qeverisë federale. Por sipas Gjykatës Supreme, Kolorado kishte tejkaluar kompetencat, trsnsmeton cnn përcjell albinfo.ch.

Ky vendim i hap rrugë pjesëmarrjes së Trumpit në primaret e të martës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë.