Lajme
Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm në Austri, diskutohet sot
A mendoni se duhet të ketë vaksinim të detyrueshëm në Austri?
Ligji për vaksinimin e detyrueshëm do të hyjë në fuqi në Austri më 16 mars – të mërkurën e ardhshme. Teorikisht, personat e pavaksinuar mund të gjobiten nga policia nëse nuk i nënshtrohen vaksinimit pas kësaj date, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, qeveria ka ngritur një komision për të vlerësuar vaksinimin e detyrueshëm në Austri.
Ky komision tani e ka përfunduar raportin dhe e ka dërguar në Qeverinë Federale dhe Këshillin Kombëtar. Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch, (Të Gjelbrit) dhe ministrja Kushtetuese, Karoline Edtstadler, (ÖVP) do të shpallin hapat e ardhshëm më vonë sot.
Raporti do të vlerësojë nëse zbatimi i vaksinimit të detyrueshëm është i justifikuar nga pikëpamja ligjore dhe mjekësore, transmeton tutje albinfo.ch.
Duke folur të martën, Rauch theksoi se dëshironte të merrte “sa më shumë masa të nevojshme dhe sa më pak të jetë e mundur”.
Ai gjithashtu donte mbështetjen e shumicës së popullsisë. Gazeta Kronen Zeitung komentoi pas fjalimit se “ndoshta butoni i pauzës do të shtypet për vaksinimin e detyrueshëm”.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!