Maqedonia

Vendimi i Ivanovit për ligjin e gjuhëve brenda afatit kushtetues

Sipas Kushtetutës, Presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar ligjin e miratuar me 69 vota në Kuvend vetëm dy ditë më parë

Brenda afatit kushtetues, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov do të marrë një vendim për dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 69 vota para pak ditësh në parlamentin e këtij vendi.

Mediet në Shkup pohojnë se pavarësisht ngurrimit të presidencës për të dhënë detaje të mëtejshme ai do ta dekretoj ligjin.  E qytetarët kanë mirëpritur miratimin e ligjit nga Kuvendi, por shohin pak hapësira për zbatimin konkret tw tij.

Sipas Kushtetutës, Presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar ligjin e miratuar me 69 vota në Kuvend vetëm dy ditë më parë.