Kosova

Qeveria e Kosovës e shfuqizoi vendimin e Haradinajt, ulen pagat

Informacionet e fundit tregojnë se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete

Është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj”, kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak më parë.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017 Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro, paga i ishte bërë 2950 euro, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu do të shfuqizohen edhe disa vendime që lidhen me strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.

Do të bëhet shqyrtimi i propozim vendimit për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.

Si pikë e fundit e rendit të ditës është ndarja e mjeteve financiar për dëmet në komunën e Pejës, përcjell albinfo.ch.