Lajme

Vendim: Qeveria e Kosovës vazhdon mbulimin e policës kufitare për mërgimtarët deri në dhjetor, 2022

Qeveria ua vazhdon mërgimtarëve deri në fund të vitit mbulimin e polisës kufitare

 

Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare, njofton albinfo.ch.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati.