Lajme
Vendi që mbylli bankat për 3 ditë
Shtohen grabitjet e armatosura
Autoritetet në Liban vendosën të mbyllin për 3 ditë shërbimin në banka, pas shtimit të grabitjeve të armatosura nga klientët që kërkojnë të kenë akses në llogaritë e tyre të ngrira.
Vetëm pak ditë më parë një grua e armatosur hyri në një bankë dhe kërkoi paratë e saj për të paguar fatura shëndetësore të familjarëve të sëmurë. Grabitje të ngjashme janë regjistruar herë pas herë në muajt e fundit, raportojnë mediat e huaja.
Tashmë pas vendimit për mbylljen e bankave, ushtria është vendosur rreth tyre në Bejrut, me njerëzit që protestojnë për këtë zhvillim.
Dëshmitarët tregojnë se pronari i një dyqani po kërkonte para në bankë për të shlyrë faturat, por u ndalua nga forcat e sigurisë në bankë dhe u arrestua prej tyre.
Libani është duke u përballur me një krizë të ashpër ekonomike, me 80% të popullsisë që po has vështirësi për të siguruar ushqime dhe ilaçe.
Bankat kanë limituar sasinë e parave që mund të tërheqësh që prej vitit 2019, kohë kur inflacioni në vend arriti në nivele rekord.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












