Koronavirusi: çast pas çasti

Vendi me asnjë të vdekur nga koronavirusi

Ky shtet është komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Si një vend që nuk ka asnjë të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilës mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.

Edhe pse kufizohet me Kinën, Vietnami ka filluar t’i aplikojë herët masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit siç është testimi dhe karantinimi.

Numri i të infektuarve në Vietnam sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins është 262, një vend që ka mbi 95 milionë banorë. E statistikat zyrtare tregojnë se si në Vietnam në karantinim apo izolim, aktualisht janë 75 mijë persona, kurse shteti deri më tani ka kryer mbi 121 mijë teste, përcjell albinfo.ch.

Në këtë vend në juglindje të Azisë, deri më tani nuk ka vdekur askush nga COVID-19, kurse përqindja e të infektuarve është dukshëm më e ulët se në vendet e zhvilluara si Koreja e Jugut, Singapori e madje edhe Tajvani.