Lajme
Vendi ku mund të burgoseni nëse ngisni biçikletën në gjendje të dehur
Japonia miratoi ligje të rrepta për çiklizmin sipas të cilave mund të burgosen çiklistët nëse përdorin celularët gjatë ngasjes së biçikletës, apo nëse ngasin biçikletën nën ndikimin e alkoolit.
Sipas ndryshimit të ligjit të trafikut rrugor, çiklistët që kapen duke përdorur telefona për çfarëdo qëllimi, mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg ose gjoba deri në rreth 600 euro, njoftoi Kyodo Neës me seli në Tokio.
Në rast aksidenti, dënimet rriten në një vit burg ose gjoba deri në rreth 1.800 euro.
Ligji gjithashtu ashpërson sanksionet për ngasjen e biçikletës nën ndikimin e alkoolit. Çiklistët me nivele alkooli në frymëmarrje që tejkalojnë 0,15 miligramë për litër mund të përballen me tre vjet burg ose gjoba neri në rreth tre mijë euro, ndërsa çiklizmi në gjendje të dehur mbart dënime maksimale prej pesë vjet burg ose një gjobë prej gjashtë mijë euro.
Masat më të rrepta vijnë në mes të rritjes së aksidenteve ku janë të përfshirë çiklistë në Japoni. Numri i çiklistëve në japoni është shtuar që nga pandemia COVID-19, e cila nxiti më shumë njerëz të përdorin biçikleta për transport.
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre