Lajme

Vendi ku 100 % e popullsisë janë vaksinuar dhe nuk ka asnjë rast infektimi prej 3 muajsh

Është një vend në zemër të Siçilisë që ka zero raste Covid për më shumë se tre muaj. Në Palazzo Adriano (pranë Palermos) banorët janë të gjithë të vaksinuar.

Përqindja e njerëzve të imunizuar është madje 104%, sepse edhe ata që banojnë diku tjetër nuk janë tërhequr pas, si shumë turistë kalimtarë apo banorë të komunave fqinje.

Palazzo Adriano është qyteti i dytë pa Covid, pas Roccafiorita në Siçili, ka rreth 1800 banorë. Një qytet spektakular, me pamje nga malet Sicani, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.

“Ne kemi vënë në dispozicion shtëpinë e bashkisë si qendër vaksinimi, të gjithë jemi të përfshirë”, shpjegoi kryebashkiaku Nicolò Granà, “Është një rezultat i shkëlqyer që vjen falë bashkëpunimit mes institucioneve dhe popullatës. Me një ndjenjë të jashtëzakonshme qytetarie doza e parë dhe e dytë u administruan këtu midis majit dhe qershorit, me disa që kishin marrë tashmë të tretën. Jemi mjaft të qetë. Në fshat jeta rrjedh e qetë dhe ky është hapi i parë për t’u kthyer në normalitet. Për ne është një kënaqësi e madhe dhe një burim krenarie”.