Diversité
“Vendi im është në luftë”
“Diversité” është një program i krijuar në bashkëpunim me kanalin televiziv “La Télé” dhe albinfo.ch. Ju mund të shikoni këtë emision çdo të martë në orën 20:30, në “La Télé" ose në Albinfo.tv
Konflikti që prek Sirinë për më shumë se dy vjet do të jetë në qendër të bisedës së emisionit të sotëm. Në veçanti, ai do të fokusohet në emigrantët sirianë që jetojnë në Zvicër, të cilët ballafaqohen përditë me imazhet e luftës në vendin e tyre të origjinës.
Emisioni “Vendi im është në luftë” do të përpiqet të kuptojë krizën siriane, duke u munduar të kuptojë sesi 5 mijë deri në 6 mijë sirianë të Zvicrës përjetojnë këtë luftë në Siri. Si arrijnë ata të përmbajnë frikën e tyre dhe frikën për të afërmit e mbetur në vendlindje? Në çfarë mënyre e shprehin përkushtimin dhe solidaritetin e tyre për viktimat civile të luftës? Dhe, më në fund, çfarë presin ata për të ardhmen e Sirisë?
Të ftuarit:
– Souhaïl Belhadj, hulumtues, Instituti për Studime Ndërkombëtare dhe për Zhvillim në Gjenevë, (Institut de Hautes Etudes Internationales et de Développement à Genève), ekspert për çështjen siriane.
– Basel Shalhoub, drejtor i shoqatës «Help Syrians»
– Yazan Savoy, themelues dhe koordinator i shoqatës coudepouce.info
http://www.latele.ch/play?i=37938
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











