Lajme

Vendi evropian që legalizoi martesat e gjinisë së njëjtë

Parlamenti i Estonisë votoi dje për legalizimin e martesës së të njëjtës gjini ,duke u bërë shteti i parë baltik që e bën këtë.

Parlamenti në Talin votoi me 55 vota pro dhe 34 kundër për të lejuar dy persona të martohen pavarësisht nga gjinia e tyre.

“Estonia ka legalizuar zyrtarisht barazinë martesore. Ne bashkohemi me kombet e tjera nordike me këtë vendim historik”, shkroi kryeministrja, Kaja Kallas në Twitter, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.

“Ne po ndërtojmë një shoqëri ku të drejtat e të gjithëve respektohen dhe njerëzit mund të duan lirisht”, tha Kallas duke shtuar se ndryshimi do të hyjë në fuqi nga viti 2024.

“Qeveria e Kallas i mbijetoi gjithashtu një votëbesimi të lidhur me ndryshimet në Ligjin për Familjen dhe legjislacionin përkatës”, njoftoi ERR.

“Estonia miratoi legjislacionin që lejon bashkimet civile për çiftet e së njëjtës gjini në vitin 2014, megjithatë dispozitat zbatuese dhe amendamentet e nevojshme për zbatimin e tij të plotë u anuluan për vite me radhë”, sipas ERR.