Jeta në Zvicër
Vendet më të mira për gratë, Zvicra e treta, Shqipëria e 60-ta
Sipas kësaj renditje ‘shteti ideal’ për të jetuar gratë është Islanda, në vendin e dytë është Norvegjia, kurse Zvicra është në vendin e tretë
Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Instituti për Kërkimin e Paqes në Oslo kanë publikuar “Indeksin Global të Grave, Paqes dhe Sigurisë”, i cili vlerëson mirëqenien e grave, duke vlerësuar faktorë si përfshirja, drejtësia dhe siguria në 153 shtete.
Sipas kësaj renditje ‘shteti ideal’ për të jetuar gratë është Islanda, në vendin e dytë është Norvegjia, kurse Zvicra është në vendin e tretë, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e katërt është Sllovenia, duke u pasuar nga Spanja, Finlanda, Kanada, Holanda, Suedia e Belgjika.
Ndërkohë, në vendin e 60-të është Shqipëria, kurse Kosova nuk figuron në këtë renditje, shkruan “giwps.georgetown.edu”.
Në vendin e fundit është Siria, duke përmbyllur 153 vendet në këtë renditje.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik