Lajme
Vendet që kanë hequr masat anti-Covid
Pandemia ka bllokuar një pjesë të mirë të udhëtimeve, i cili ishte një problem shumë i madh për të gjithë njerëzimin, veçanërisht njerëzit që adhurojnë udhëtimet nëpër botë.
Këtë vit njerëzit kanë filluar të planifikojnë pushimet e tyre herët pasi shumë vende kanë hapur tashmë kufijtë e tyre.
Rezultatet e një raporti tregojnë se këtë vit në krye të listës për herë të parë u përfshi edhe Izraeli në dhjetëshen e parë dhe Franca në njëzet të parat.
Zelanda e Re: Do të rihapë kufijtë e saj në pesë faza, ku do jetë e hapur deri në tetor 2022 për të gjithë njerëzit me viza, por ka pasur një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve gjatë pandemisë.
Izraeli: Ishte vendi i parë që ka vaksinuar shumicën e popullsisë së tij, i cili u rihap për udhëtarët ndërkombëtarë më 1 mars 2022, por linjat ajrore do të hapin dhe rivendosin punën e tyre nga 6 maji.
Norvegjia: Është shteti që ka hequr plotësisht kufizimet e udhëtimit më 12 shkurt 2022, së bashku me testimin e detyrueshëm në pikat e kontrollit të kufirit dhe aeroportit për të gjithë pasagjerët.
Suedi: Ky shtet hoqi ndalimin e hyrjes në vendet jo anëtare të BE-së më 1 prill 2022, ku pavarësisht statusit të vaksinimit, mund të hyjnë në Suedi pa kërkuar të ndjekin rregullat shtesë të hyrjes.
Luksemburgu: Shtetasit e vendeve të treta nuk do të mund të udhëtojnë në këtë shtet për arsye të zgjatjes së kufizimeve deri më 30 qershor, por ky lajmërim nuk vlen për shtetasit ukrainas. Për sa i përket vaksinimit, qeveria tha se certifikatat e vaksinimit të Beninit dhe Jordanisë do të njihen si të vlefshme për hyrje.
Holanda: Udhëtarët që mbërrijnë në këtë shtet nga një zonë e Bashkimit Europian nuk do u kërkohet të ndjekin rregullat e hyrjes pasi qeveria holandeze ka vendosur të heqë këto masa.
Zvicra: Është një vend që ka ende kufizime udhëtimi, por udhëtarët nga vendet e treta me rrezik të lartë, të cilët nuk janë vaksinuar, por janë shëruar nga COVID në 180 ditët e fundit, mund të hyjnë në Zvicër pa kufizime për qëllime udhëtimi jo thelbësore, siç është turizmi.
Islanda: Islanda njoftoi më 25 shkurt se ka vendosur të heqë të gjitha kufizimet për mospërhapjen e virusit COVID-19.
Danimarka: Të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës dhe statusi i vaksinimit, lejohen të hyjnë në Danimarkë pa pasur nevojë të plotësojnë asnjë rregull hyrjeje.
Finlanda: Aktualisht nuk ka kufizime të udhëtimit për udhëtarët që vijnë nga shtetet brenda BE-së, por udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera duhet të vaksinohen ose të paraqesin një certifikatë dixhitale të COVID-19 në mënyrë që të mund të hyjnë në këtë shtet./Euronews
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra