Lajme
Vendet më të sigurta në botë për të jetuar
Shumica e njerëzve në botë tani e quajnë një qytet “shtëpi”, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosin ku do jetojnë. Gjetja e një destinacioni të sigurt redukton ankthin dhe frikën, qoftë kur jeton aty, qoftë kur udhëton drejt atij vendi.
Por, sigurisht, ka një gamë të ndryshme të mbrojtjes nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin. Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet.
Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.
Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Sipas të dhënave më të fundit, top 10 qytetet më të sigurta janë:
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me një indeks sigurie prej 88.2, Abu Dhabi renditet si qyteti më i sigurt në botë.
Doha, Katar – Ky qytet krenohet me një indeks sigurie prej 83.9.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai gjithashtu shënon 83.7 në indeksin e sigurisë.
Taipei, Tajvan – Me një indeks prej 83.7, Taipei renditet i katërti.
Muscat, Oman – Indeksi i sigurisë në Muscat është 80.6.
Hagë, Holandë – Me një indeks sigurie prej 79.8, Haga është qyteti i gjashtë më i sigurt.
Mynih, Gjermani – Mynihu ndodhet në dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 79.7.
Lubljana, Slloveni – Ky qytet, ka një indeks sigurie prej 78.9.
Zagreb, Kroaci -Zagrebi ka një indeks sigurie prej78.7.
Hong Kong, Kinë – Ky qytet mbyll dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 78.4.
Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin në Venezuelë, Pretoria e Afrikës së Jugut dhe Port Moresby në Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











